Lidhje

40 vjetori i luftës arabo-izraelite


Kjo javë shënon 40 vjetorin e luftës arabo-izraelite të vitii 1967. Konflikti gjashtë ditësh ishte një fitore e padiskutueshme e Izraelit dhe një disfatë e plotë për ushtrisë e Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë. Por pasojat më të mëdha të kësaj lufte i ndjeu Jeruzalemi, ku edhe 40 vjet pas luftës, e ardhja e këtij qyteti historik dhe e banorëve të tij mbetet e pazgjidhur.

40 vjet më parë, trupat izraelite hynë në Jerusalemin Lindor nga Jordania dhe e pushtuan atë. Për izraelitët kjo ishte një fitore e madhe, për palestinezët një disfatë e rëndë. Yisrael Medad, zëdhënës i kolonëve izralitë në Bregun Perëndimor, shumë izraelitë kishin një ndjenjë pasigurie dhe frike në ditët para luftës. "Më duhet të them se kjo ishte një ndjenjë jo e këndëshme në atë kohë, sepse na lindi frika se ndoshta historia do të përsëritej dhe se Izraeli dhe hebrejtë që jetonin atje do të viheshin në pozitë të vështirë”, thotë ai.

Por kjo ndjenjë frike u zhduk shpejt pasi trupat izraelite mundën shumë shpejt armiqtë e tyre aravë, duke pushtuar brenda pak ditësh Gadishullin Sinai, Lartësitë Golan dhe Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. ”Njerëzit nëpër rrugë ishin pothuajse të ekzaltuar, veçanërisht në Jeruzalem. Njerëzit filluan të dilnin nga strehimet dhe bodrumet dhe shkonin drejt qytetit të vjetër. Fakti që qyteti u bashkua ia shtoi atij rëndësinë”. Por ndjenjat ishin shumë të ndryshme mes arabëve të Jeruzalemti Lindor. Ata i pushtoi një ndjenjë depresioni kur pjesa e tyre e qytetit u pushtua nga trupat izraelite.

Ziad Abu Zayyad, botues dhe gazetar, është tepër i zemëruar për faktin që ka jetuar kaq gjatë nën pushtimin izraelit. "Në atë kohë askush nuk besonte se pushtimi do të zgjaste 40 vjet. Shumë njerëz besonin se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyni ashtu si në vitin 1956, kur Presidenti Eishenhower e detyroi Izraelin të tërhiqej nga Sinai dhe ne menduam se Amerika do të bënte të njejtën gjë dhe të shumtën pas gjashtë muajsh pushtimi do të merrte fund. Për fat të keq, Shtetet e Bashkuara nuk luajtën të njejtin rol dhe ky pushtim vazhdoi”, thotë Zayyad.

Pushtimi izraelit ka penetruar në zemër të pjesës myslimane të qytetit të vjetër. Kolonët izraelitë kanë blerë shumë ndërtesa ku më parë banon arabët. Por jo shumë larg prej këtej shtrihet një qytet më i qetë, Jeruzalemi Perëndimor, që Izraeli e ka patur atë nën kontroll që nga viti 1945. Kjo rrugë ka qënë kufiri mes Jerusalemit Perëndimor izraelit dhe Jeruzalemit Lindor jordanez. Izraeli e konsideton tani këtë thjesht si një prej rrugëve të qytetit. Nga Mali i Ullinjve ku u zhvilluan betejat mes trupave izraelite dhe jordaneze dhe ku gjenden varrezat e hebrejve shihet Jeruzalmi, qyteti që Izraeli thotë se nuk do të ndahet më kurrë.//rd//

XS
SM
MD
LG