Lidhje

Frid: Pavarësia e Kosovës, në interes të Serbisë


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Fried ka rikonfirmuar qëndrimin e administratës së Shteteve të Bashkuara se Kosovës duhet t’i jepet pavarësia. Zoti Fried tha gjithashtu se pavarësia e Kosovës është në interesin më të mirë të Serbisë.

Ai i bëri këto komente dje në departamentin e shtetit dhe shtoi se njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ishte zgjidhja më e pafavorshme por se shtyrja e zgjidhjes së statusit do të sillte paqendrueshmëri.

Zyrtari amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të Beogradit ta pranojnë se ish presidenti serb Slobodan Milsheviç e humbi Kosovën kur filloi një luftë kundër NATO-s dhe kreu krime kundër qytetarëve të Kosovës.

Duke komentuar rreth deklaratave anti-amerikane të kryeministrit serb Vojislav Koshtunica zoti Fried tha se ato nuk do të ndikojnë në politikën amerikane ndaj Serbisë.

XS
SM
MD
LG