Lidhje

Administrata amerikane shqyrton mundësin e mbylljes së qëndrës në Guantanamo


Administrata e Presidentit Bush tha se po punon për të mbyllur qendrën e paraburgimit në Guantanamo, por i përgënjeshtroi njoftimet se mbyllja e saj është e menjëhershme.

Në zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se njoftimet e sotme të shtypit se mbyllja e Guantanamos është e shëpejtë, janë të gabuara. Zëdhënësja tha se për sot ishte planifikuar një takim ku do të diskutohej kjo çështje, por takimi u anulua, pasi, sipas fjalëve të saj, “u vendos që nuk ka nevojë për një takim të tillë në këtë moment”.

Në Guantanamo ndërkohë, vazhdojnë të dërgohen të ndaluar të tjerë. Pentagoni tha sot se Harun al-Afgani, i akuzuar si komandant i disa celulave terroriste, është dërguar në Guantanamo, gjatë ditëve të fundit. Deri tani ai mbahej nga forcat amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG