Lidhje

Fillon procesi gjyqësor ndaj një ish komandanti të Bosnjes


Procesi gjyqësor i një ish komandanti të myslimanëve të Bosnjes u hap me kërkesën e prokurorisë për të thirrur dëshmitarë të tjerë.

Prokurorët këmbëngulin se nuk do të jenë në gjendje të provojnë fajësinë e gjereralit Rasim Delic, në qoftë se gjykata këmbëngul në kufizimin që u ka vënë atyre për të thirrur vetëm 55 dëshmitarë.

Gjykata e shkurtoi javën e kaluar listën e dëshmitarëve prej 91 vetësh të paraqitur nga prokuroria, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar procest me qëllim që puna e gjykatës të përfundojë deri në vitin 2010.

Deliçi, një nga komandantët e myslimanëve të Bosnjes gjatë konfliktit ballkanik të viteve 90-të, akuzohet për vrasje, dhunime dhe trajtime mizore. Deliçi akuzohet se nuk ndali mizoritë e kryera nga njerëzit që kishte nën komandë, duke përfshirë luftëtarët islamikë, që quheshin muxhahedinë, të cilët u bashkuan me forcat myslimane gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë.//lk

XS
SM
MD
LG