Lidhje

Bode: Zgjedhjet e parakohshme të pafavorshme për ekonominë


Në Shqipëri parlamenti u mblodh sot për të zhvilluar votimin e dytë për presidentin e vendit. Palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre, shumë larg njëra tjetrës. Shumica e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha është e vendosur të çojë deri në fund garën në parlament, ndërsa opozita as sot nuk do të marrë pjesë në seancë dhe po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme drejt së cilave duket se vendi po shkon me shpejtësi.

Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri mund të jetë me pasoja për ekonominë. Këtë e deklaroi sot Ministri i Financave Ridvan Bode. Ai tha se zgjedhjet nuk janë një element i dëshiruar për ekonominë dhe se ato do sjellin efekte jo të përkohshme në shpërqëndrimin e strategjive dhe vëmendjes së investitorëve. Këto komente Ministri i Financave i bëri sot ndërsa njoftoi se Fondi Monetar, në përfundim të rishkimit të marrëveshjeve me Shqipërinë, kishte miratuar lëvrimin e 3.7 milion dollarëve.

Në deklaratën e vet Fondi Monetar, ndërsa vlerëson parametrat e stabilitetit makroekonomik, shpreh sërish shqetësimin për situatën energjitike në vend. Gjendje e korporatës dhe thatësira e madhe kanë bërë që kufizimet të nisin që tani. Prej ditësh ato shkojnë në gati 10 orë në fshatra dhe mbi 4 orë në qytetet e tjera, përfshirë edhe kryeqytetin.//rd//

XS
SM
MD
LG