Lidhje

Islamabad: Përfundon kriza në Xhaminë e Kuqe


Ushtria në Pakistan tha se të gjithë ekstremistët janë nxjerrë nga Xhamia e Kuqe e Islamabadit, duke i dhënë kështu fund një jave ngujimi që la më shumë se 80 të vrarë.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë, gjeneral-majori Waheed Arshad, tha sot se faza e parë e operacioneve për spastrimin e ekstremistëve në kompleksin e xhamisë ka marrë fund. Ai tha se trupat pakistaneze janë ende në kërkim të minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese në xhami dhe teritorin e saj.

Zoti Arshad tha gjithashtu se nuk ka informacione për vrasje të grave dhe fëmijëve, megjithë njoftimet e mëparshme se militantët po fshiheshin nën mburoja njerzore.

Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, dha urdhër për bastisjen e xhamisë dje pasi bisedimet me klerikët nuk dhanë rezultat. Mes atyre që u vranë ishin 9 trupa pakistaneze dhe rreth 50 militantë, mes tyre edhe kleriku që udhëhoqi rrezistencën në xhami, Abdul Rashid Ghazi.

XS
SM
MD
LG