Lidhje

Kopështi Botanik një nga pikat më tërheqëse turistike të kryeqytetit amerikan


Kopështi botanik i Shteteve të Bashkuara që ndodhet përballë ndërtesës së kongresit është një nga vendet më të tërheqës për turistët në kryeqytetin Uashington. Vizitorët këtu mund të shohin mijëra pemë e lule të bukura që mbushin kopështin plot gjelbërim këtë stinë vere. Për të vënë në dukje rëndësinë e kopështeve botanike, rreth 20 institucione nga mbarë vendi organizuan këto ditë një ekspozitë të veçantë.

“Festa e Kopështeve publike të Amerikës”, është titulli i ekspozitës së posaçme te hapur në mjediset e kopështit botanik në Uashington. Vizitorët këtu jo vetëm mund të shohin lulet dhe bimët e bukura dhe ekzotike që mbushin këtë kopësht gjatë gjithë vitit, por ata gjithashtu mund të vizitojnë edhe kopështe të tjera nga mbarë vendi.

"Andrew Bell, nëndrejtor i Kopështit Botanik të Karolinës së veriut tregon këto lule që ka sjellë nga shteti i tij, të cilat rriten vetëm në brigjet juglindore dhe ai dëshiron që ato të zene vend edhe këtu në Uashington".

Kjo ekspozitë që do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë verës, përqëndrohet në punën, shumëllojshmërinë dhe rëndësinë e kopshteve botanike. Në ekspozitë përfaqësohen me pavjonet e tyre rreth 20 kopështe botanike nga mbarë Shtetet e Bashkuara.

"Holli Shimizu, drejtoreshë e kopështit botanik amerikan thotë se kopshtet publike luajnë një rol gjithnjë e me te medh në jetën e njerëzve, sepse zonat natyrale të paprekura nga dora e njeriut po vijnë duke u ngushtuar dhe njerëzit i shikojnë kopështe të tilla botanike si një lidhje që i afrojnë ata me natyrën. Kjo është një çështje me të cilën njerëzit ballafaqohen kudo që ndodhen, Afrikë, Asi, Amerikë, Evropë, prandja edhe nevojiten kopshtet botanike".

Në këtë pjesë të ekspozitës, lihet të kuptohet se lulet mund të luajnë edhe rol diplomatik. Drejtori Stephen Bloom thotë se kopshti i tij botanik me lule japoneze në shtetin Oregon u krijua pas luftës së dytë botërore si një mënyrë për afrimin e dy vendeve.

"Kjo përçapje doli me sukses, thotë ai. Tani në japoni ekzistojnë mbi 100 kompani që kanë zyrat qëndrore në shtetin Oregon dhe kjo lidhje e mrekullueshme me Japoninë nëpërmjet kopshteve botanike vazhdon".

Punonjesit e kopështit botanik amerikan thonë se ekspozita të tilla tërheqin rreth 1 milionë vizitorë në vit. Një prej tyre është Carly Rippel dhe familja e saj nga Nju Jorku. Kjo është vizita e tyre e dytë në këtë kopësht botanik. Edhe Jared Beard nga Virxhinia, thotë se është mahnitur jo vetëm nga bukuria e luleve dhe bimëve të tjera këtu, por edhe nga puna e madhe dhe e kujdesshme që kanë bërë organizatorët e ekspozitës. Beng Ulep, vizitor nga Filipinet thotë se në këtë kopësht ka parë shumë lloje bimësh që në Filipine nuk ekzistojnë dhe është mahnitur nga bukuria e tyre, por edhe e gjallësuar shpirtërisht.

Ndjenjat e saj sikur pasqyrojnë qëllimin e kopshtarëve; për të mbajtur gjallë shpirtin njerëzor. Ata thonë se ka ardhur koha për të kuptuar rëndësinë e vendeve të tilla dhe rolin e rëndësishëm që gjelbërimi dhe lulet luajnë në jetën tonë. //iç//

XS
SM
MD
LG