Lidhje

Presidenti i Francës bën një vizitë në Libi


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, mbërriti në Libi, ku do të takohet në Tripoli me udhëheqësin libina, Muamar Gadafi.

Vizita e zotit Sarkozi pason lirimin dje të 5 infermjerëve bullgarë dhe të një mjeku palestinez, të cilët u mbajtën 8 vjet në një burg të Libisë. Ata ishin akuzuar për infektimin me qëllim të rreth 400 fëmijëve me virusin HIV, që shkakton Sidën.

Presidenti Sarkozi u tha gazetarëve se vizita ka karakter politik dhe u bë e mundur nga vendimi i Libisë për të liruar 6 punonjësit e ndihmave. Ai tha se shpreson të nënshkruajë disa marrëveshje me zotin Gadafi, por ai nuk dha hollësi.

Presidenti bullgar, Georgi Parvanov, i priti të 6 punonjësit e ndihmave pak pasi ata mbrritën dje në Bullgari.

Ky hap i nxiti familjet e fëmijëve libianë të infektuar që t’i kërkonin sot Interpolit që t’i arrestojë të gjashtë punonjësit, të cilët fillimisht ishin dënuar me vdekje në Libi.

Para lirimit dje të 6 punonjësve, secila prej 438 familjeve kishte marrë gati 1 milion dollarë nga një fond i mbështetur nga Bashkimi Evropian. //iç//

XS
SM
MD
LG