Lidhje

Albright: Shpresoj që BE-ja ta udhëheqë Kosovën drejt pavarësisë


Ish-Sekretarja amerikane e shtetit Madaleine Albright shprehu sot shqetësimin për qëndrimin e Rusisë ndaj statusit të Kosovës dhe tha se ajo duhet ta kuptojë përgjegjësinë që ka në shkallë globale.

“Meqenëse është bërë e qartë se Rusia nuk do të ndihmojë në Kombet e Bashkuara, shpresoj shumë që Bashkimi Evropian të vendosë që ta drejtojë Kosovën drejt pavarësisë. Rasti i Kosovës është unik dhe jo një precedent për vendet e tjera”, tha zonja Albright në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ajo shtoi se Rusia në vend që të ndjekë interesa meskine duhet ta konsiderojë veten si partnere. Ajo përmendi se një nga shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin është që Rusia të gëzojë një respekt më të madh dhe tha se ajo ishte dakord me këtë.

“Por që ta meritojë këtë respekt, është e rëndësishme që të bëhet një forcë konstruktive në politikën ndërkombëtare dhe duke e ndihmuar Kosovën drejt pavarësisë, do të ishte një nga shprehjet e këtij qëndrimi konstruktiv”, tha zonja Albright. //kk//

XS
SM
MD
LG