Lidhje

30 të vrarë nga shpërthimi në Irakun verior


Të paktën 30 veta humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën sot nga një shpërthim i fuqishëm në Irakun verior. Zyrtarët e sigurimit thanë se një kamion i mbushur me eksplozivë shpërtheu në një lagje shiite të qytetit Tal Afar.

Zyrtarët thanë se shumë prej viktimave ishin gra e fëmijë. Në qytetin e Bakubës, policia njoftoi se gjeti 60 trupa të dekompozuar në një zonë ku grupi al-Kaida në irak ka qënë aktiv. Forcat amerikane dhe irakiane janë angazhuar në një ofensivë kundër kryengritësve në këtë rajon. Në Bagdat, policia tha se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës shkaktoi vdekjen e të paktën 9 vetave në një lagje me popullsi kryesisht shiite.

Ndërkohë, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Irak tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan bisedime të hapura dhe serioze në Bagdat lidhur me gjendjen e sigurisë në atë vend.

XS
SM
MD
LG