Lidhje

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki ndodhet për vizitë në Turqi


Udhëheqësit turq dhe irakianë ranë dakort të punojnë së bashku për të sprapsur rebelët e Partisë Punëtorët e Kurdistanit ose PKK-së nga Iraku.

Kryeministri turk Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Irakut Nouri al-Maliki diskutuan mënyrën për t’u përballur me PKK-në gjatë bisedimeve që zhvilluan sot në Ankara. Të dy udhëheqësit i cilësuan bisedimet që mbuluan një gamë të gjerë çështjesh si pozitive.

Turqia thotë se PKKja përdor baza në Irakun verior për të ndërmarrë sulme brenda Turqisë.

Kreu i administratës kurde në Irakun verior Masud Barzani ka hedhur poshtë kërkesat e Turqisë për të goditur guerrilasit e PKK-së.

Turqia ka kërcënuar të ndërmarrë sulme ndërkufitare për të shkatërruar bazat e kësaj partie. Shtetet e Bashkuara dhe Iraku thonë se operacione të tilla do të destabilizonin qetësinë relative në veriun kurd të Irakut. Zoti Maliki shkon nesër në Iran.

Në zhvillime të tjera Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se sistemi aktual i dislokimit të trupave ushtarake ka rezultuar në numrin më të madh të trupave amerikane të pozicionuara ndonjëherë në Irak. //ze//

XS
SM
MD
LG