Lidhje

Vazhdojnë përkjekjet e shpëtimit pas tërmetit në Peru


Autoritetet në Peru thanë se numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës arriti në të paktën 510, ndërsa të mbijetuarit po përballen me qindra pasgoditje në rajonin jugor bregdetar të vendit. Një pasgoditje e fuqishme me magnitudë 5.9 e vështirësoi sot përpjekjet e shpëtimit. Nuk është e qartë nëse pasgoditja shkaktoi dëme, apo nëse plagosi njeri.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë qindra njerëz që besohet të jenë të bllokuar në ndërtesat e shembura. Gati 1 mijë e 500 njerëz janë plagosur dhe po përpiqen të marrin ndihmë në spitalet që janë gjithashtu të dëmtuar. Rrugët e shkatërruara nga tërmeti vështirësuan kalimin në qytetin Pisco dhe qytete të tjera në Perunë qëndorore.

Presidenti Alan Garcia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe një periudhë zie prej ditësh. Tërmeti i së mërkurës zgjati dy minuta dhe kishte një magnitudë 8.0. me epiqendër 145 kilometra në jug të kryeqytetit Lima. Ai shkaktoi dëme të mëdha në qytetet e Icas, Piscos dhe Chinchas. //rd//

XS
SM
MD
LG