Lidhje

Putin: Manovrat e përbashkëta ruso-kineze, të suksesshme


Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se manovrat e përbashkëta ushtarake me Kinën ishin të suksesshme. Manovrat e zhvilluara në kuadrin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait përfshinin rreth gjashtë mijë trupa.

Shumica prej tyre ishin nga Rusia dhe Kina, por gjithashtu kishte edhe forca nga Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Gjatë një takimi sot me pesë udhëheqësit e tjerë të organizatës, presidenti Putin i quajti manovrat të suksesshme dhe tha se kjo tregon se si shetet punojnë së bashku për të luftuar terrorizmin.

Manovrat u zhvilluan në afërsi të Chelyabinsk në Rusi në afërsi të kufirit me Kazakistanin. Ushtrimet ushtarake simuluan një sulm të trupave në një fshat të kontrolluar nga 1 mijë terroristë të armatosur rëndë. //ad//

XS
SM
MD
LG