Lidhje

Karla Del Ponte emërohet ambasadore e Zvicrës në Argjentinë


Autoritetet zviceriane njoftuan emërimin e Carla del Pontes, kryeprokurore e gjykatës së Hagës për krimet e luftës, në postin e ambasadores së ardhshme të vendit të tyre në Argjentinë.

Zyrtarët zvicerianë thanë se emërimi do të hyjë në fuqi pas përfundimit të mandatit të zonjës del Ponte në fund të dhjetorit. Prokurorja u emërua fillimisht në postin e saj në vitin 1999.

Mandati i saj ishte caktuar fillimisht të përfundonte në fund të shtatorit, por autoritetet e OKBs- e shtynë atë për deri në fund të vitit.

Një zëdhënëse e zonjës del Ponte u tha gazetarëve se pas 26 vjetësh si prokurore, përfshi dy mandatet e saj në gjykatë, ajo pret me kënaqësi një sfidë të re si ajo e ambasadores zviceriane. //iç

XS
SM
MD
LG