Lidhje

UNMIK: Haradinaj ka të drejtën të përfshihet në listën zgjedhore të AAK


Zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara thanë sot në Prishtinë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të drejtë të jetë pjesë e listës zgjedhore të partisë së tij.

Këto komente pasuan njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se kryetari i saj i cili ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte, do të jetë bartës i listës zgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet e reja parlamentare e lokale që janë caktuar për 17 nëntor të këtij viti.

Zëdhënësi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Alexander Ivanko ka theksuar se zoti Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës dhe nuk ka asnjë pengesë për të qenë në krye të listës së partisë s ë tij.

Ndërkaq, prokuroria e Gjykatës së Hagës, është shprehur e shqetësuar me njoftimin se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të jetë bartës i listës së partisë së tij në zgjedhjet e reja në Kosovës. Një zëdhënëse e prokurorisë u ka thënë gazetarëve se "kandidimi i zotit Haradinaj nuk do t'i kontribuojë sigurisë së dëshmitarëve dhe gatishmërisë së tyre që të paraqesin dëshminë në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarë të tij ndodhen aktualisht në Hagë ku po gjykohen për krime gjatë luftës në Kosovë. Zoti Haradinaj më 8 mars të vitit 2005 dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për të udhëtuar një ditë më vonë për në Hagë. //ad//

XS
SM
MD
LG