Lidhje

Autoritetet gjermane arrestojnë 3 persona nën akuzat për terrorisëm


Autoritetet gjermane arrestuan tre persona nën akuzat për planifikim sulmesh masive me bomba në aeroportin ndërkombëtar të Frankfurtit dhe në bazën ushtarake amerikane të Ramsteinit.

Prokurorja federale Monica Harms thotë se të dyshuarit kishin grumbulluar sasi shumë të mëdha peroksidi hidrogjeni për ta përdorur në sulme të mundshme të njëkohëshme me makina bombë. Ajo tha se objektivat e mundshme ishin diskotekat, baret dhe aeroportet e frekuentuara nga amerikanët.

Baza ajrore amerikane në Ramstein është një nyje e rëndësishme transporti për operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. Aeroporit i Frankfurtit është një nga më të frekuentuarit në Evropë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i quajti arrestimet provë të rrezikut që paraqesin terroristët. Ai theksoi përsëri gadishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar këtë kërcënim.

Në Strasburg, zyrtari më i lartë i drejtësisë i Bashkimit Evropian, Franco Frattini tha se kërcënimi i sulmeve të reja vazhdon të jetë i madh pavarësisht nga arrestimet. //ze//

XS
SM
MD
LG