Lidhje

Franca riorganizon shërbimet e sigurimit të brendshëm


Franca po ri-organizon shërbimet e sigurimit të brendshëm dhe kundër zbulimit për të përforcuar luftën ndaj terrorizmit dhe rreziqe të tjera.

Ministrja e Brendshme franceze, Michele Alliot-Marie njoftoi për shkrirjen e shërbimit të kundërzbulimit me shërbimin policor të zbulimit, që deri tani është marrë me vëzhgimin e grupeve si protestues, sindikata dhe veprimtarë.

Bashkimi i këtyre dy shërbimeve do të quhet Agjencia e Brendëshme Qëndrore e Zbulimit. Kjo ide është paraqitur nga presidenti Nikolas Sarkozi, i cili më parë ka qënë ministër i Brendshëm.

Riorganizimi i këtyre dy shërbimeve pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm dhe është cilësuar nga shtypi vendas si FBI-ja franceze, duke iu referuar agjencisë amerikane federale të hetimeve.

Qeveria ka thënë se grupimi i ri do të lejojë një bashkërendim më të mirë dhe mënyra më efikase veprimesh për të luftuar terrorizmin, spiunazhin ekonomik dhe grupet që krijojnë trazira. //iç//

XS
SM
MD
LG