Lidhje

Kanadaja përshëndet marrëveshjen për pakësimin e gazeve


Ministri kanadez i mjedisit përshëndeti marrëveshjen për pakësimin e disa gazeve të cilat rrezikojnë shtresën e ozonit.

Ministri John Baird tha se marrëveshja e arritur dje shënon një moment të rëndësishëm në luftën ndërkombëtare kundër ngrohjes globale.

Delegatët në konferencën e Kombeve të Bashkuara për mjedisin e cila u mbajt në Montreal të Kanadasë arritën një marrëveshje e cila parashikon ndryshimin e afatit për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të Hidroflor- Klor – karboneve. Për vendet e zhvilluara afati ndryshon nga viti 2030 në vitin 2020 ndërsa për vendet në zhvillim afati është viti 2030.

Marrëveshja e re u arrit në 20 vjetorin e protokollit të Montrealit i cili përcaktoi i pari objektivin për uljen e përdorimit të këtyre substancave që zakonisht përdoren në frigoriferë dhe kondicionerë.

Këto substanca e dëmtojnë shtresën e ozonit, e cila mbron atmosferën nga rrezet ultra vjollcë të diellit.

Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara e quajti këtë marrëveshje historike dhe tha se ajo mund të ndikojë në shëndetin e shtresës së ozonit brenda disa vitesh. //kk//

XS
SM
MD
LG