Lidhje

Ekspozita "Portugalia dhe bota në shekujt 16-të dhe 17-të"


Galeria Arthur M. Sackler e Institutit Smithsonian në partneritet me Muzeun Kombëtar të Artit Afrikan, paraqiti kohët e fundit një ekspozitë me 300 objekte të krijuara nga kulturat e ndikuara nga rrugët tregëtare të Portugalistë së shekullit të 16-të. Shumë nga këto objekte u ofruan për ekspozitën nga disa nga muzeumet më të bukura të botës.

Ekspozita titullohet “Të përshkosh botën: Portugalia dhe bota në shekujt e 16-të dhe 17 -të”. Kur hyn në galerinë e parë, mund të shohësh një numër hartash të hershme spektakolare. Të bëhet e qartë se këndvështrimi për botën ndryshoi dramatikisht disa dekada pas zbulimeve portugeze. Kjo perandori detare krijoi lidhje mes qytetërimeve nga të gjitha kontinentet e njohura, duke transformuar tregëtinë dhe duke i hapur rrugën një shkëmbimi kulturor të pashembullt.

Organizatori i ekspozitës është Jay Levenson, drejtor i Programit Ndërkombëtar në Muzeun e Artit Modern në New York. “Kjo ishte harta më e kompletuar në shekullin e 15-të në Evropë, e bërë në Firence, një dorëshkrim. Ishte në fakt një hartë e shekullit të dytë para erës sonë e hartuar nga kartografi dhe gjeografi Claudius Ptolemy. Kjo është një hartë nga i njëjti kartograf, por që tregon një pamje moderne të globit rreth vitit 1490 ku duken brigjet afrikane. Mund të shihet sesi ka dalë menjëherë në fund të hartës për të treguar se mund të lundrosh deri në Oqeanin Indian. Sigurisht jemi ende në vitin 1490 dhe Amerika nuk ekzsitonte ende”, shpjegon Levenson.

Nuk kaloi veçse një gjysmë shekulli dhe planeti u transformua. Një valë e jashtëzakonshme ekspeditash i jep formë botës. Afrika merr një pamje të qartë. Gjatë gjithë shekullit të 15-të, portugezët eksploruan brigjet e Atlantikut të Afrikës ku morën flori dhe skllevër. Artizanët e mbretërive të Beninit të Kongos dhe asaj që sot është Sierra Leone tregëtonin objekte të skalitura fildishi me një shije të hollë. Të gjitha objektet e fildishta tregëtoheshin nga portugezët.

Disa nga këto objekte të mrekullueshme janë tregues të një tensioni që zjen nga brenda. Një enë e veçantë kripe nigeriane e shekullit të 16-të tregon një anije skllevërish me marinarë portugezë që e shtyjnë atë. Fytyrat e marinarëve janë të skalitura si maska afrikane dhe kapiteni i anijes ka një shtizë afrikane. Efekti është shumë tërheqës deri në momentin kur dallon një fytyrë fëmije me sy të mëdhenj që shohin nga brenda anijes, gjë që e bën skenën turbulluese.

Ky stol është i bërë me kocka elefanti. Ishte një dhuratë që Mbreti King Jao III i Portugalisë ia bëri në vitin 1551 Arqidukës Maximilian II të Austrisë. Është e gdhendur me figurën e armëve të Maximilianit të dytë. Këto vezë afrikane struci janë vendosur në kupa të zbukuruara me kapëse floriri. Mes produkteve të tjera janë një guaskë e madhe e zbukuruar me flori dhe gurë të çmuar. Portugezët zbuluan një rrugë detare për të arritur të merrnin erëzat e Indisë. Objektet e gjetura gjatë rrugës do të përpunoheshin në portin e ardhshëm. Mund të shohësh një objekt indian në formë zemre krijuar nga një zhguall breshke e dërguar në Spanjë dhe e punuar me argjend dhe një guaskë tjetër breshke nga India e kthyer në një pjatë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këto objekte: një artizan indian i dha formë dhe kur u soll në Evropë u kthye në një objekt luksoz.

Një bri rinoceronti i zbukuruar në Lisbonë me filigram, perla dhe rubinë. Po ashtu mund të shohësh enë të bëra prej perlash dhe zbukuruar me argjend kur mbërritën në Evropë në shekullin e 16-të dhe një freskuese prej fildishi e punuar në Sri Lanka. Po nga Sri Lanka, skulptura të Krishtit fëmijë prej kristali shkëmbor, safirë të artë dhe rubinë. Megjithëse ka shndërruar botën, perandoria portugeze mbtetet përgjithësisht e panjohur për Amerikën e mbetur në hije nga perandoria spanjolle. //rd//

XS
SM
MD
LG