Lidhje

Presidenti Putin në Gjermani. Kosova, ndër temat e bisedimeve


Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin sonte në Gjermani për bisedime me kancelaren Angela Merkel mbi energjinë, sigurinë dhe planet amerikane për një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropën qendrore.

Kosova pritet të jetë gjithashtu temë e bisedimeve. Bisedimet dyditore do të zhvillohen në qytetin perendimor Viesbaden. Agjencia ruse e lajmeve Itar Tass tha se bisedimet do të fillojnë sonte me një darkë pune. Të dy udhëheqësit pritet të mbajnë nesër një konferencë të përbashkët shtypi.

Takimi në Viesbaden vjen pas dy ditë bisedimeve të dështuara mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me planin amerikan të mbrojtjes nga raketat. Pas bisedimeve në Moskë të premten, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice kundështoi thirrjen e presidentit rus për të ngrirë planet e dislokimit të sistemit në Poloni dhe në Republikën Çeke. Zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bisedimet e dislokimit me aleatët e tyre, megjithë kundërshimin e Moskës për planin.

XS
SM
MD
LG