Lidhje

Nënpresidenti Çejni dhe senatori Obama, kushërinj


Bashkëshortja e nënpresidentit amerikan Riçard Çeni thotë se i shoqi është kushëri i largët me kandidatin demokrat presidencial, Barak Obama.

Lin Çeni bëri të njohur lidhjen e çuditshme familjare dje gjatë një interviste televizive. Ajo tha se e bëri këtë zbulim gjatë kërkimeve për një autobiografi të vetën për vitet e fëmijërisë së saj në shtetin Uajoming.

Zonja Çeni tha se nënpresidenti dhe zoti Obama, senator nga Ilinoi, janë të dy nga familja e Marren Duval, një imigrant i shekullit të 17 nga Franca. Ajo thotë se është një histori e çuditshme amerikane që një paraardhës të jetë përgjegjës për jetët e dy familjeve që kanë ndjekur rrugë të ndryshme. Zoti Çeni është nga Uajoming, ndërsa zoti Obama është djali i një babai kenian dhe një nëne të bardhë. //rd//

XS
SM
MD
LG