Lidhje

Shefja e diplomacisë publike amerikane, Hughes, jep dorëheqjen


Karen Hughes, zyrtarja amerikane që udhëhoqi përpjekjet për ngritjen e imzhit të vendit nëpër botë, njoftoi se do të japër dorëheqjen. Presidenti Bush e zgjodhi zonjën Hughes për të avancuar qëllimin e tij për përhapjen e mesazhit të shpresës dhe demokracisë nëpër botë. Por anketat e opinionit tregojnë se ndjenjat anti-amerikane mbeten të forta në shumë vende myslimane.

Këshilltarja për një kohë mjaft të gjatë e Presidentit Bush, Karen Hughes thotë se e ka realizuar qëllimin e saj kryesor si shefe e diplomacisë publike të Departamentit të Shtetit.

"Jam e bindur se e kam realizuar atë që më ka kërkuar Sekretarja Rajs dhe Presidenti Bush, që ta transformoja diplomacinë publike, duke e bërë atë përparësi të sigurimit tonë kombëtar, esenciale për çdo veprim të qeverisë".

Zonja Hughes punoi gjatë dy vjetëve të fundit për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve në botën myslimane.

Ajo ngriti një njësi të reagimit të shpejtë në Departamentin e Shtetit për të informuar diplomatët amerikanë çdo ditë mbi medimin e Uashingtonit. Ajo e bindi Kongresin të shtonte fondet për diplomacinë publike në më shumë se 800 milionë dollarë në vit. Gjithashtu ajo krijoi ekipe për komunikimin dixhital për t’iu kundërvënë “keqinformimit dhe miteve”, siç i qujati ajo.

Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, e vlerësoi lart punën e zonjës Hughes, në fjalën e rastit që mbajti të mërkurën.

“Ajo i krijoi mundësi çdo ambasadori amerikan në botë që të fliste pa hezitim për mesazhin amerikan, për të avancuar kështu diplomacinë publike”.

Thomas Carothers, ekspert i diplomacisë në Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare në Washington, thotë se zonja Hughes u përpoq për të krijuar një imazh më pozitiv të Shteteve të Bashkuara në botë.

"Megjithatë, problemi i kësaj praktike është se niset nga premisa se njerëzit nëpër botë nuk e pëlqejnë politikën e jashtme amerikane ose as Shtetet e Bashkuara, sepse nuk i njohin ato. Por fakti është se në shumë raste, njerëzit nuk e pëlqejnë politikën amerikane sepse e njohin mirë atë”.

Sipas një ankete të kohëve të fundit të Qendrës së Kërkimeve Pew in Washington imazhi amerikan nuk ka qënë i pëlqyeshëm në shumë vende myslimane pas pushtimit të Irakut dhe prej atëhere nuk ka shënuar ndonjë përmierësim.

Zoti Carothers thotë se imazhi i Amerikës si simbol i demokracisë dhe të drejtave të njeriut është dëmtuar nga lufta në Irak dhe trajtimi i robërve.

"Mjaft shqetësime në botën myslimane nuk vinë nga mosnjohja e politikës amerikane, nga difidenca dhe frika, por nga vlerëzimi realist i këtyre politikave që nuk u kanë shërbyer interesave të vendeve myslimane”.

Zonja Hughes tha se do të largohet nga nëpunësia qeveritare në fund të këtij viti. //iç//

XS
SM
MD
LG