Autoritetet gjermane thonë se policia në disa vende të Evropës ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar droge, duke arrestuar të paktën 25 vetë.
Policia federale gjermane tha dje se bastisjet e kryera më 30 tetor dhe që kishin si objektiv 34 shtëpi, ishin pjesë e një hetimi 15 mujor që filloi në Italinë veri-lindore.
Agjencia tha se kishte bashkëpunuar me detektivë në Itali, Austri, Hollandë, Luksemburg dhe Kroaci dhe tha se të dyshuarit e arrestuar ishin nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria.
Gjatë aksioneve policia konfiskoi drogë, sasi të mëdha parash, makina luksoze dhe stoli të çmuara, një jaht, armë, municion dhe dokumenta identifikimi të falsifikuara, qëm kapnin vlerën e miliona dollarëve.
Rrjeti akuzohet se importonte drogë nga Amerika e Jugut dhe e shpërndante në gjithë Evropën. //kk//