Lidhje

Kosovë: Hapen votimet për parlamentin dhe pushtetin vendor


Në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet për parlamentin dhe organet lokale. Të gjitha partitë politike të shumicës shqiptare kanë premtuar pavarësi nga Serbia.

Votimet u hapën zyrtarisht rreth orës 7:00 të mëngjesit në një qendër votimi në Prishtinë nga kryetari i zyrës së OSBE-së në Kosovë, Tim Guldiman, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai tha se këto zgjedhje po hapin një proces të ri demokratik në Kosovë për një pushtet të ligjshëm nga vota e qytetarit. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe tha se shpreson që procesi zgjedhor të shkojë pa probleme.

Pakica serbe e Kosovës, e cila përbën rreth 6 % të popullsisë, po merr pjesë në numër shumë të vogël në votime, pas një thirrjeje të bërë nga qeveria e Serbisë.

Rreth 1.5 milion shqiptarë të aftë për të votuar, do të hedhin votën e tyre për Parlamentin e ri dhe anëtarët e qeverisjes lokale.

Rreth 100 subjekte politike marrin pjesë në zgjedhjet e sotme të cilat vlerësohen si shumë të rëndësishme për shkak të periudhës kur po mbahen. Autoritetet thonë se kanë marrë të gjitha masat për një proces të qetë dhe të sigurt, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime.

Kryeministri Agim Çeku largohet nga detyra. //kk//

XS
SM
MD
LG