Lidhje

Hollbruk kërkon një prani më të madhe të Natos në Kosovë


Në një artikull që do të botojë nesër në gazetën Uashington Post, ish diplomati i njohur Richard Holbrooke thotë se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Europian do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës ndërkohë që Rusia do ta kundërshtojë atë dhe kjo do të krijojë tensione. Zoti Holbrooke bën thirrje që NATO-ja të shtojë praninë në rajon.

Diplomacia amerikane, thotë zoti Holbrooke, ka arritur në një masë të madhe të bindë shumicën e aleatëve europianë që ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës, por NATO-ja ende nuk e ka parë të nevojshme të shtojë praninë e saj në Kosovë.

Zoti Holbrooke thotë gjithashtu në artikull se Presidenti Bush duhet të ndërmarrë një përpjekje të fundit personale për të bindur Presidentin rus Vladimir Putin. //rd//

XS
SM
MD
LG