Lidhje

Iraku do t'i kërkojë OKB-së ta zgjasë mandatin e forcave të huaja


Qeveria irakiane ra dakord t’u kërkojë Kombeve të Bashkuara të zgjasin mandatin e forcave të huaja nën udhëheqjen amerikane në Irak deri në fund të vitit tjetër. Mandati i tanishëm një vjeçar përfundon në fund të muajit.

Zëdhënësi i parë i qeverisë irakiane, Ali al-Dabbagh, tha se kjo do të jetë hera e fundit që qeveria kërkon një zgjatje të tillë të afatit. Aktualisht, në Irak ndodhen më shumë se 150 mijë trupa amerikane.

Në lajme të tjera, rrëmbyesit e 5 qytetarëve britanikë, që u zhdukën në muajin maj, publikoi një mesazh në televizionin al-Arabija në të cilin kërkonin tërheqjen e trupave britanike nga Iraku. Po sot në veri-lindje të Bagdatit, një autor sulmesh vetëvrasëse goditi një stacion policie në Xhavala, duke vrarë të paktën 6 veta e duke plagosur rreth 20 të tjerë.//lk

XS
SM
MD
LG