Lidhje

Ryker: Hapja e zyrës serbe në Mitrovicë shkelje e rezolutës 1244


Autoritetet në Kosovë thanë sot se hapja e zyrës ministrore nga Qeveria e Serbisë në pjesen veriore të Mitrovicës është e papranueshme.

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Smarxhiq, përuroi një zyrë të Ministrisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës, pikërisht në ditën kur është përmbyllur zyrtarisht periudha 120 ditëshe e bisedimeve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Në Prishtinë ky veprim ëhstë cilësuar si hap provokues. Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Joachim Ruecer, tha se ka njoftuar Kombet e Bashkyara dhe Grupin e Kontaktit me këtë veprim që sipas tij është shkelje e Rezolutës 12 44

UNMIK-u është i mendimit se një veprim i tillë nuk është në pajtim me kornizën kushtetuese të Kosovë dhe kjo është një shkelje e rezolutës 1244...”, tha shefi i UNMIK-ut, duke shtuar se administrata ndërkombëtare në Kosovë tani do të pres udhëzimet nga New Yorkun dhe gjithashtu edhe konsulimet me Grupin e Kontaktit.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha ndërkaq se veprimi i djeshëm i ministrit serb Sllobodan Samarxhiq është vazhdim i provokimeve të qeverisë së Beogradit në një kohë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Ne nuk kemi dashur asnjëherë t’I lidhim zhvillimet në Serbi me zhvillimet në Kosovë, por fatkeqësisht kjo ka ndodhur dy herë. Mendojmë se tash janë shtjerrë të gjitha arsyet dhe të gjitha qasjet që në një formë apo tjetër dëshirojnë ta prolongojnë procesin”, tha ai.

Presidenti Sejdiu tha se pavarësisht veprimeve të Beogradit nuk do të ketë shkallëzim të situatës në Kosovë duke theksuar se një gjë të tillë do ta dëshironin vetëm kundërshtarët e pavarësisë. Ai tha se Kosova tashmë ka dhënë përgjigjen e vet për pavarësi me pjekurinë e dëshmuar politike dhe qytetare. //iç//

XS
SM
MD
LG