Lidhje

Në Siçili ekspozohet një pikturë që mendohet të jetë e Karavaxhios


Një pikturë që mendohet të jetë një punimk i hershëm i Karavaxhios së famshëm u ekspozua gjatë fund javës për publikun në qytetin siçilian Trapani. Ishte një historian britanik i artit ai që zbuloi penelatat e Karavaxhios në një pikturë që mendohej se i përkiste një piktori anonim të stilit barok.

Ekspertët në Itali besojnë se kjo kopje e punimit të Karavaxhios, e cila u shfaq në një ankand të Londrës vitin e kaluar, është një variant i hershëm i një pikture të vitit 1594, e cila qendron e ekspozuar në Muzeun Kimbell të Artit në Fort Worth të Texas-it.

Punimi, i cili konsiderohej anonim, u ble në ankand në vitin 2006 nga historiani i artit i cili e zbuloi atë fare rastësisht, duke shfletuar një koleksion punimesh që do të shiteshin në ankand.

Ekspertët thonë se ky punim është tipik i stilit të Karavaxhios dhe analiza me rreze X e ka konfirmuar tashmë këtë zbulim të rrallë. //iç//

XS
SM
MD
LG