Lidhje

NY Times: CIA fshehu informacione për panelin që hetoi 11 shtatorin


Një njoftim i gazetës New York Times thotë se CIA ka fshehur informacione për marrjen në pyetje të të dyshuarve terroristë nga një komision i cili hetoi sulmet e 11 shtatorit.

New York Times thotë se ish anëtarë të këtij komisioni u desh të analizonin përsëri materiale sekrete pas pranimit nga CIA se ajo kishte asgjesuar videokaseta të marrjes në pyetje të dy anëtarëve të Al Kaidës. Analiza tregon se komisioni kishte bërë vazhdimisht kërkesa për informacione rreth marrjes në pyetje të të dyshuarve gjatë vitit 2003 dhe 2004 dhe ishte siguruar nga zyrtarë të lartë të CIA-s se ata kishin dorëzuar çdo informacion që u ishte kërkuar.

Sipas gazetës New York Times, ish drejtori ekzekutiv i komisionit është shprehur se kërkohen hetime të metejshme për të parë nëse CIA kishte shkelur ligjin duke mos i dorëzuar videokasetat. Por një zëdhënës i CIA-s tha se komisioni nuk kishte bërë kurrë kërkesa konkrete për videokasetat. //rd//

XS
SM
MD
LG