Lidhje

Egjipti: Izraeli po minon përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme


Një zëdhënës i presidentit egjiptian thotë se planet e Izraelit për të ndërtuar banesa të reja në territoret e pushtuara në Jeruzalem dhe përreth tij po minojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Suleiman Awad tha sot se planet urbane të Izraelit minojnë bisedimet e paqes të rifilluara rishtazi, që ai i cilësoi si arritjen e vetme që u shënua në konferencën e paqes të organizuar muajin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Awad i bëri komentet pas një takimi ndërmjet Presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe Ministrit izraelit të Mbrojtjes Ehud Olmert në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheik.

Izraeli thotë se ka të drejtën të ndërtojë shtëpi në Jeruzalem dhe në vendbanime të tjera për të përballuar atë që e cilësuar si “rritje e natyrshme e komuniteteve. Zëdhënësi egjiptian akuzoi Izraelin se po përpiqet të heqë vëmendjen nga mosmarrëveshjet për vendbanime duke u ankuar për përpjekjet egjiptiane për të siguruar kufirin ndërmjet Egjiptit dhe Gazës.

Izraeli e ka akuzuar vazhdimisht Egjiptin se nuk po bën sa duhet për të ndalur veprimtaritë e ekstremistëve palestinezë të cilët sjellin armë kontrabandë në Gazë përmes tuneleve nën vijën kufitare. //ad//

XS
SM
MD
LG