Lidhje

Olmert u bën thirrje palestinezëve të vënë nën kontroll militantët


Kryeministri izraelit Ehud Olmert thotë se Izraeli nuk do të vazhdojë procesin e paqes derisa Autoriteti Palestinez të veprojë kundër grupeve militante.

Zoti Olmert i bëri komentet gjatë një takimi të kabinetit, dy ditë pasi palestinezë të armatosur vranë dy këmbësorë pranë Hebronit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Hamasi tha sot se i kishte kryer sulmet e së premtes së bashku me grupin militant të Xhihadit Islamik. Një pretendim tjetër për përgjegjësinë e këtyre sulmeve u bë më herët nga Brigadat e Martirëve al-Aksa, e lidhur me lëvizjen Fatah.

Autoriteti Palestinez i dënoi vrasjet dhe tha se disa të dyshuar janë arrestuar. Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abas, Nabil Abu Rdaniah, tha sot se Izraeli nuk duhet të krijojë pengesa për negociatat. Ai tha se Autoriteti Palestinez po ndërmerr hapa për të përmbushur detyrimet e veta të sigurisë. //bsa//

XS
SM
MD
LG