Lidhje

Vidio e Al-Kaidës bën thirrje për sulme ndaj presidentit Bush


Një kasetë e re e publikuar në internet tregon një pjesëtar amerikan të rrjetit terrorist të al-Kaidës duke bërë thirrje për sulme kundër presidentit Bush gjatë udhëtimit të tij këtë javë në Lindjen e Mesme.

Në një video 50-minutëshe të publikuar sot nga grupi medial i al-Kaidës, Adam Gadahn kritikon politikën e jashtme amerikane si dhe udhëheqësit arabë që do të presin presidentin Bush gjatë udhëtimit të tij. Vërtetësia e kasetës nuk është konfirmuar ende dhe qeveria amerikane nuk ka komentuar zyrtarisht. Adam Gadahn i lindur në Shtetet e Bashkuara, e quan veten edhe Azam amerikani.

Në video, ai fliste shumicën e kohës anglisht dhe mbante veshjet e arabëve të rajonit të Gjirit. Gadahn është shfaqur në disa video të al-Kaidës të publikuara vitet e fundit. Një gjykatë amerikane e ka akuzuar atë për tradhëti në vitin 2006. FBI-ja ka vendosur një shpërblim prej një milion dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG