Lidhje

OKB: Sot, debati mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit


Presidenti serb Boris Tadiç flet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi rolin e misionit të OKB-së në Kosovë.

Presidenti i Këshillit, i dërguari i Libisë, Giadalla Ettalhi, u tha dje gazetarëve se zoti Tadiç do të flasë gjatë një debati të hapur. Ai tha se më pas Këshilli do të vazhdojë punimet me dyer të mbyllura për të dëgjuar përfaqësuesit e shiptarëve të Kosovës.

Kryeministri i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të marrë pjesë.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e planifikuan takimin e sotëm për të diskutuar mbi raportet e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon dhe shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker për Kosovën.

Shtypi serb citon zotin Tadiç të ketë thënë se ai do t’u kërkojë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të mbështesin vazhdimin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës mbi statusin e Kosovës.//ii

XS
SM
MD
LG