Lidhje

Koshtunica: Nuk do të mbështes presidentin Tadiç në raundin e dytë


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica deklaroi se nuk do të mbështesë Presidentin reformist Boris Tadiç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale këtë të dielë.

Zoti Tadiç është në një garë të fortë me ultranacionalistin Tomisllav Nikoliç. Kryeministri tha se çdo qytetar duhet të vendosë vetë se për cilin kandidat do ta hedhë votën.

Njoftimi i zotit Koshtunica pason kundërshtimin nga ana e zotit Tadiç të kërkesave të kryeministrit që Presidenti të zotohej se do të hidhte poshtë çdo marrëveshje për përmirësimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian nëse BE-ja dërgonte një mision policor dhe sigurie në Kosovë.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord muajin e kaluar të dërgonin një mision për të zëvendësuar administratën e OKB-së në Kosovë, ndërkohë që shumica shqiptare përgatitet të shpallë pavarësinë. Zoti Koshtunica ka këmbëngulur se dërgimi i çdo misioni kërkon miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. //rd//

XS
SM
MD
LG