Lidhje

Vritet në Pakistan një zyrtar i lartë i al-Kaidës


Një faqe islamike interneti dhe zyrtarë amerikanë thonë se një komandant i lartë i al-Kaidës me bazë në Afganistan, është vrarë në Pakistan.

Faqja e internetit me lidhje me al-Kaidën, Al-Ekhlass e vendosi dje mesazhin për vdekjen e Abu Laith al-Libit. Ai është një nga operativët e lartë të al-Kaidës në Afganistan. Mesazhi, ku Libi quhej martir, nuk e jepte shkakun e vdekjes.

Një zyrtar i qeverisë amerikane, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Libi ishte vrarë nga një goditje ajrore në fillim të kësaj jave.

Libi besohet se kishte pasur rol në një shpërthim vdekjeprurës me bombë në një bazë ushtarake amerikane në Afganistan gjatë një vizite të nënpresidentit Dick Cheney në shkurt të vitit të kaluar. 23 vetë u vranë nga ai sulm.

Shtetet e Bashkuara e kishin cilësuar Libin një terrorist të kërkuar dhe kishin ofruar një shpërblim prej 200 mijë dollarësh për kapjen e tij.//kk//

XS
SM
MD
LG