Lidhje

"Mardi Grass" festohet me shumë ngjyra dhe hare


Sot në Shtetet e Bashkuara është dita e Mardi Grass, një festë tradicionale, që shënon kulmin e stinës së karnavaleve dhe që kremtohet sidomos në qytetin New Orleans të Luizianës.

Festuesit kishin dalë nëpër rrugët e qytetit, ku zhvillohen parada dhe koncerte. Njerëzit e veshur me kostume dhe me maska hedhin zakonisht vargje me rruaza në drejtim të turmave të zhurmshme, që shpeshherë përdorin një zhargon banal. Mardi Gras, vjen nga frengjishtja dhe do të thotë “E marta e majme”, vazhdon deri sonte në mesnatë. Ajo shënon përfundimin e festimeve të festivalit të karnavaleve, kur njerëzit shprehin lirisht ndjeshat e tyre.

Dita e nesërme, që njihet si “E Mërkura e Hirtë”, dhe që shënon fillimin e periudhës 6-javëshe të kreshmës për të krishterët, kur ata luten dhe kufizojnë një sërë ushqimesh, në pritje të Pashkëve.

Nga festimet gjetkë, në Brazil, rreth 700 mijë njerëz morën pjesë në kremtimet e famshme të karanvaleve në Rio De Zhaneiro. Festimet në Rio, përfundojnë me parada ekstravagante dhe me vallëzime samba. Ato njihen si festimet më të mëdha dhe më të hereshme në botë. Festime të ngjashme për karnavalet zhvillohen sot edhe në vende të Amerikës Latine dhe në Evropë.//lk

XS
SM
MD
LG