Lidhje

Mediu: Klimë jashtëzakonisht pozitive për një ftesë anëtarësimi të Shqipërisë në NATO

  • Laura Konda

Për të biseduar mbi përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, Zëri i Amerikës kishte të ftuar për një bisedë në programin “Ditari” Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington.

Zëri i Amerikës: Zoti Mediu, në Samitin e Bukureshtin në muajin prill, Shqipëria pret të marrë një ftesë anëtarësimi për në NATO. Ndërkohë, vendit i kërkohet gjatë periudhës para anëtarësimit, të kryejë disa reforma të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në drejtësi dhe në procesin zgjedhor. Si mendoni se ka ecur realizimi i këtyre reformave?

Fatmir Mediu: Përpara një jave, në Bruksel, Kryeministri, në prani të Ministrit të Mbrotjes, Ministrit të Jashtëm dhe dy përfaqësuesve të opozitës, zotit Meta dhe zotit Bufi, si Zëvendëskryetar i Parlamentit, prezantoi para të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, planin e veprimit të Shqipërisë për anëtarësim, që ishte cikli i 9-të dhe i fundit i MAP-it. Dua të theksoj, që u vlerësua maksimalisht maturia politike në vend, kuptimi i përbashkët për reformat në NATO, natyrisht, ecuria e këtyre reformave, reformave në forcat e armatosura, që kanë nisur tashmë në drejtësi dhe po ecin me një konsensus të plotë, reforma elektorake dhe vendosja e shtetit ligjor. Vlerësimi është jashtëzakonisht poizitiv dhe pa dyshim, përsa kohë që ne pretendojmë që të bëhemi vend anëtar i NATO-s, këto reforma duhet të jenë pakthyeshme; nga ana tjetër mendoj, që ne çdo gjë që ne e bëjmë, e bëjmë për qytetarët tanë, për të rritur standratin e qytetarëve tanë më tej, pastaj, për të qenë një pjesë me të vërtetë e vlefshme dhe e përgjegjshme brenda Alancës së Atlantikut të Veriut. Dua të theksoj se klima është jashtëzakonsiht pozitive, jo vetëm ajo politike në Shqipëri, por edhe në një lloj mënyre, e gjithë atmosfera ndërkombëtare për të marrë një ftesë anëtarësimi për Shqipërinë. Këtë e ve re pa dyshim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë pika e kontaktit për anëtarësimin tonë në NATO, nga të gjitha takimet që kam zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në Departamenin e Shtetit, në Depaatmentin e Mbrojtjes, në Senat dhe në Kongres, duket një mbështetje e padiskutuar e SHBA-së për të mbështetur ftesën për anëtarësim të Shqipërisë në Samitin e ardhshëm. Dhe unë mendoj se ne jemi në një moment shumë të përshtatshëm për Shqipërinë, një moment për t’u anëtarësuar në familjen evropiane, e cila i bashkohet një momenti po kaq të rëndësishëm për të gjithë historinë e shqiptarëve, që është pavarësia e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Nga analistë të ndryshëm, është hedhur ideja se Kroacia i ka të gjitha shanset për të marrë një ftesë për anëatarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia do të trajtohen së bashku në mbarë këtë proces, pra edhe në marrjen e ftesës së anëtarësimit. A jeni ju optimist se Shqipëria do të marrë një ftesë në Samitin e Bukureshtit, për t’u anëtarësuar në Aleancë?

Fatmir Mediu: Samiti i Rigës e ka bërë të qartë pozicionin e saj, duke vlerësuar progresin e vendeve të A 3-shit, pra dhe ka theksuar edhe detyrimet e secilit vend. Kroacia, natyrisht ka patur dhe ka një status të zhvillimit ekonomik shumë më të avancuar se sa Shqipëria, ka një status politik në raport me Bashkimin Evropian, të vendit kandidat, për asnëtarësim në Bashkimin Evropian, të vendit kandidat për anëtarësim; Maqedonia, po ashtu, ka një status në raport me Bashkimin Evropian, ashtu siç ka edhe probleme të marrëdhënieve të brendhsme dhe për fat të keq, është shfaqur edhe një problem tjetër, siç është vetoja e Greqisë për shkak të emrit, që duhet patjetër që të gjejë një zgjidhje, dhe Shqipëria ka patur probleme, që janë kërkuar të ecin me ritme të shpejta, në drejtim të reformës së drejtësië, të reformës elektorale dhe të disa elementëve të tjerë që pas të bëjnë me forcat e armatosura, të cilat janë vlerësuar si të gatshme për të qenë pjesë e strukturave euroatlantike.

Zëri i Amerikës: Sa reale janë këto parashikiem të analistëve?

Fatmir Mediu: Unë mendoj që nuk është çështje politikash, apo analizash. Është çështje vendimmarrjeje, por i gjihtë procesi i anëtarësimit në NATO bazohet në reforma konkrete, të gjykuara si të tilla, nëpërmjet një plani veprimi për anëtarësim, që u diskutua në Bruksel, edhe të reformave që do të zhvillohen në fushën e mbrojtjes, që janë disktuar një muaj më parë. Pra këto standarte janë çekuar drejtpërdrejt në Bruksel, ashtu siç janë çekuar në terrenin konkret në Shqipëri, nga të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-, pothuajse, edhe ata që kanë patur një lloj skepticizmi, do të thosha, janë kthyer nga Shqipëria, me një tendencë shumë pozitive për zhvillimet në Shqipëri. Natyrisht, që analistët kanë vlerën e tyre në të gjithë këtë debat, sepse edhe analistët ndikojnë në opinionin publik, dhe ky i fundit ndikon në vendimmarrjen. Ka patur skepticizëm në disa vende të BE-së, por dua të theksoj që sot kemi vende shumë të rëndësishme, që kanë deklaruar mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë. Presidenti Bush, kur ishte në Shqipëri, edhe sot administrata amerikane, është ajo që i paraprin këtij procesi; kemi patur Turqinë, që është një vend shumë i rëndësishëm, edhe pse nuk është një vend i BE-së, Gjermania, Anglia, Spanja, Italia, në mënyrë të veçantë, Franca, pra, të gjitha vedne të cilët dominojnë në politikën e NATO-s, e kanë deklaruar qëndrimin e tyre. Për mua, të mos harrojmë, në fund të fundit, që është një vendim koncesual dhe si i tillë, kërkon që të gjitha vendet të kenë të njëjtin gjykim.

Zëri i Amerikës: Një nga reformat që Shqipëria duhet të kryejë në procesin e anëtarësimit në NATO është ajo elektorale. Ndonëse është ngritur një komision i përbashkët pozitë-opozitë, duket se në praktikë nuk është realizuar diçka konkrete. Madje ka patur edhe ankesa nga partitë e vogla, pjesëmarrëse në koalicionin e pozitës dhe të opozitës, se nuk janë përfshirë siç duhet në këtë proces. Cili është komenti juaj?

Fatmir Mediu: Së pari, ka dy elementë të reformës: teknik dhe politik. Element teknik është dakortësia e plotë, që ka të bëjë me regjistrin e gjendjes civile, madje atë dixhital, që ka filluar të implementohet. Kemi çështjen e kartave të identitetit, që tenderi është në proces dhe do të realizohet, kemi pastaj me probleme të kanë të bëjnë me fenomene Dushku, ku të gjitha palët kanë rënë dakord që duhet të eliminohet si fenomen, i cili nuk mund të pranohet, që në një mënyrë, apo një tjetër ka qenë i imponuar nga vetë opozita e sotme, në kohën kur ishte në pushtet, kemi edhe porblemin e Komisionit Zgjedhor. Elementi politik, ka një diskutim i ri që është futur nga dy partitë e mësha, që është çështja e sistemit zgjedhor. Natyrisht, që sistemet zgjedhore të gjitha janë të mira, por natyrisht që është çështja e implementimit të tyre. Ajo që unë pretendoj, dhe si kryetar i Partisë Republikane, që edhe e kemi shtruar, është domosdoshmërisht, që çdo sistem zgjedhor, nuk duhet të shmangë konkurrimin politik. Ideja e listave të mbyllura, apo ideja e futjes së barrazheve eketorale, nuk do të ishte në dobi të demokracisë shqiptare. Natyrisht, që unë mendoj se duhet ta fillonim pak ndryshe, nuk është çështja e sistemit, është çështja e organizimit politik në Shqipëri. Në Shqipëri ka një organizim politik vertikal, i cili lejon pak frymëmarrje dhe demokraci në partitë politike. Në qoftë se vendimmarrja do të mbetet vetëm tek lidershipi politik, unë do të mendoj që partitë politike nuk do të jenë efektive.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje e fundit, a pritet të ketë një shtim të trupave shqiptare në Irak dhe në Afganistan?

Fatmir Mediu: Mendoj që ne kemi qenë dhe do të jemi kontribues dhe në Irak, edhe në Afgansitan dhe në çdo kohë që do të kërkohet, ne do t’i vazhdojmë akoma më tej kontributet tona në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Zoti Mediu, ju faleminderin për intervistën.

XS
SM
MD
LG