Lidhje

Ministri i jashtëm rus kritikon planin amerikan për anti-raketat


Ministri i Jashtëm i Rusisë i kritikoi përsëri planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e një sistemi të mborjtjes nga raketat në Evropë, duke lënë të kuptohet se Washingtoni po përpiqet “ta rrethojë Rusinë”.

Sergei Lavrov tha në një intervistë për një gazetë polake, se do të ishte “naivitet të mendoje se një bazë amerikane kundër raketave në Evropë do të drejtohej ndaj një vendi tjetër, përveç territorit rus”. Javën e kaluar, Ministri polak i Mbrojtjes tha se kishte siguruar një marrëveshje me Washingotnin, për të ndihmuar në modernizimin e ushtrisë polake, në këmbim të përkushtimit të Varshavës për të lejuar vendosjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat në vend.

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të vendosin 10 raketa interceptuese në Poloni, si dhe një radar udhëzimi në Republikën çeke, për t’u mbrojtur nga vende të papërgjegjshme, si Irani. //rd//

XS
SM
MD
LG