Lidhje

Kush do të fitojë sonte në ceremoninë Oskar?


Yjet e kinemasë amerikane dhe të biznesit të filmit do të jenë në mbrëmjen e sotme në Hollywood për ceremoninë e përvitshme të çmimeve Oskar.

Ceremonia e çmimeve Oskar që zhvillohet sot në mbrëmje në teatrin Kodak, në bulevardin Hollywood, thuajse u vu në rrezik nga greva e skenaristëve, por me përfundimin e grevës këtë muaj, ceremonia e çmimeve të mëdha dhe këtë vit do të ketë shkëlqimin e zakonshëm. No Country For Old Men, dhe There Will Be Blood, kanë nga 8 kandidatura për çmimin Oscar. Filmat Atonement dhe Michael Clyton, kanë nga 7 kandidatura për Oscar.

Për aktorin më të mirë kandidojnë aktorët George Clooney, Viggo Mortensen, Tommy lee Johnes, Johnny deep, dhe Daniel Day lewis i cili interpreton në filmin There will be blood. Laura Linney është një ndër kandidatet për aktoren më të mirë të konkurrimit të sivjetshëm Oskar. “Mendoj se gëzimi i një kandidature për Oskar, është që ju keni një ndjenjë të brendshme që do t’i jeni i aftë për të qenë një prej kandidatëve”. Linney konkurron në kategorinë e aktores më të mirë me Cate Blanshet, Julie Christie, Marion Cotillard dhe më e reja e kësaj ceremonie Ellen Page. Aktorja 21 vjeçare thotë se është e pabesueshme që të përjetosh një kandidaturë për çmimet Oskar. “Është e pabesueshme që ti shoqërohesh apo je në të njëjtin ambjent me njerëz të cilët i ke admiruar dhe i ke respektuar.”

Aktori veteran Hal Holbrook i cili sapo ka mbushur 83 vjeç, është i gëzuar që është për herë të parë kandidaturë për çmimin Oskar, si rroli i dytë në filmin Into the Wild të Sean Penn. Kur shkrimtarët njoftuan përfundimin e grevës së tyre, Hollywoodi mori frymë lirisht, dhe skenaristët e tij nisën të punojnë me orare të zgjatura, për mbrëmjen e sotme Oskar, që sot në mbrëmje shënon përvjetorin e 80-të. //rd//

XS
SM
MD
LG