Lidhje

Rusia akuzon Amerikën për pavarësinë e Kosovës


Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqet të poshtërojë Serbinë duke mbështetur pavarësinë e Kosovës. Ministri i jashtëm rus tha në një deklaratë sot se përkrahja e Shteteve të Bashkuara për shkëputjen e Kosovës është një akt i hapur cinizmi.

Akuza ruse pason komentin e djeshëm të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Nikolas Burns, i cili e akuzoi Rusinë se po nxit tensionet në Ballkan. Kritikat e fundit ruse vijnë para një vizite që do të bëjë nesër në Beograd zëvendës kryeministri rus Dimitri Medvedev dhe ministri i jashtëm Sergei Lavrov.

Dy rusët do të jenë zyrtarët e parë më të lartë që vizitojnë Serbinë që kur protestuesit në Beograd dogjën një pjesë të ambasadës amerikane në kryeqytet javën e kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG