Lidhje

Serbia proteston ndaj krijimit të Grupit Ndërkombëtar për Kosovën


Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç paraqiti një notë zyrtare proteste ndaj ngritjes së Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, zoti Jeremiç e cilësoi grupin si të jashtëligjshëm, pasi nuk i përmbahet mandatit të OKB-së në Kosovë.

Zëdhënësja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Michele Montas, thotë se zoti Ban e kishte marrë letrën e ministrit serb. Por ajo vuri në dukje se grupi drejtues nuk është agjenci e OKB-së.

Të dërguar nga 15 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës morën pjesë dje në Vjenë në një sesion përurimi për këtë grup, që do të drejtojë zhvillimet demokratike në Kosovë.

Ndërkaq, autoritetet serbe kanë ngritur akuza penale ndaj 80 vetëve për rolin e tyre në dhunën e javës së kaluar ndaj ambasadës amerikane dhe ambasadave të tjera në Beograd, të organizuar nga persona që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. (ze)

XS
SM
MD
LG