Lidhje

Presidenti i Qipros optimist për bisedimet me udhëheqësin turk


Presidenti i ri i Qipros shprehu shpresën se bisedimet e ardhshme me udhëheqësin qipriot turk do të çojnë në hapjen e një pikëkalimi në Nikozia, i cili lidh komunitetet greke dhe turke të Qipros.

Demetris Kristofias tha se pret që bisedimet e planifikuara me udhëheqësin qipriot turk Mehmet Ali Talat në fund të këtij muaji të përfshijnë edhe pikëkalimin e Rrugës Lendra, kalimi kryesor në të dy anët e Nikozisë. Ai i bëri këto komente në Athinë pas bisedimeve me kryeministrin grek Kostas Karamanlis.

Qipriotët turq hapën në vitin 2003 pesë postblloqe kalimi në vijën që ndan zonat qipriote greke dhe turke të ishullit mesdhetar të ndarë që nga viti 1974. Qipriotët grekë prishën vitin e kaluar një mur që ndante Rrugën Lendra, por pa lejuar të hapet një pikëkalim derisa Turqia t’i heqë trupat e saj nga zonat përreth. //rd//

XS
SM
MD
LG