Lidhje

Kancelarja gjermane Angela Merkel për vizitë në Rusi


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s krijon përshtypjen se aleanca po përpiqet të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai i bëri komentet sot gjatë një konference të përbashkët shtypi në Moskë me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila po viziton Rusinë. Zonja Merkel tha se NATO-ja është thjesht një aleancë mbrojtëse.

Udhëheqësja gjermane u takua gjithashtu me presidentin e ardhshëm Dimitri Medvedev i cili do të marrë postin në maj. Zonja Merkel është udhëheqësja e parë perëndimore që takohet me zotin Medvedev pas fitores së tij më 2 mars.

Presidenti Putin paralajmëroi se pasuesi i tij do t’i mbrojë interesat e Rusisë po aq sa ai vetë dhe se partnerët rusë nuk duhet të presin që diçka të ndryshojë.//rd//

XS
SM
MD
LG