Lidhje

Autoritetet ruse identifikojnë vrasësin e gazetares Politkovskaja


Autoritetet ruse thanë përsëri se kanë identifikuar vrasësin e gazetares investiguese, Ana Politkovsjkaja dhe se janë në kërkim të tij. Prokurori Vjasheslav Smirnov tha sot në një gjykatë të Moskës se autoritetet e dinë identitetin e të dyshuarit, por nuk e bëri atë publik. Hetuesit bënë një njoftim të ngjashëm vitin e kaluar.

Një person i armatosur vrau gazetaren Politkovskaja në apartamentin e saj në Moskë në tetor të vitit 2006. Gazetarja e së përjavshmes “Novoja Gazeta” e zemëroi Kremlinin me raportimet e saj mbi mizoritë e kryera kundër civilëve në Çeçeni.

Prokurori Smirnov tha se 9 persona janë akuzuar për përfshirje në vrasjen e gazetares, mes tyre edhe Pavel Rjaguzov, oficer i Shërbimit të Sigurimit Federal rus. Prokurori foli sot në seancën gjyqësore për zgjatjen e afatit të ndalimit të Rjaguzovit. Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass tha se gjykata e shtyu afatin e ndalimit të tij deri në 7 shtator.//lk

XS
SM
MD
LG