Lidhje

Maliki angazhohet të vazhdojë ofensivën kundër luftëtarëve shiitë


Kryeministri irakian Nuri al Maliki deklaroi se do të vazhdojë ofensivën kundër luftëtarëve shiitë në qytetin jugor të Basrës. Në komentet e bëra sot për televizionin shtetëror, zoti Maliki tha se forcat qeveritare do të qendrojnë në Basra deri sa të rivendoset siguria dhe të ndëshkohen ata që luftuan kundër trupave qeveritare. Ai tha gjithashtu se luftëtarët e armatosur shiitë janë më të rrezikshëm se ata të al-Kaidës.

Kryeministri i bëri komentet ndërkohë që ndihmës të klerikut radikal shiit Moktada al-Sadr i thanë mediave të huaja se Sadri i ka urdhëruar pasuesit e tij të mos e pranojnë thirrjen e e zotit Maliki për të dorëzuar armët. Kryeministri ka caktuar 8 prillin si afat që luftëtarët ekstremistë të dorëzojnë armët në shkëmbim të parave.

Autoritetet irakiane thanë se numri i të vrarëve ka arritur në mbi 200 vetë pas pesë ditë luftimesh ndërmjet forcave qeveritare dhe milicisë shiite në basra dhe në Bagdat që nga e marta. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se dy ushtarë të forcës shumëkombëshe u vranë sot nga një bombë në Bagdatin lindor. //rd//

XS
SM
MD
LG