Lidhje

CIA: Al Kaida ka ngritur bazë në Pakistan


Kreu i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, CIA, tha se al Kaida ka ngritur një bazë të sigurt në zonat kufitare të Pakistanit, gjë që sipas tij paraqet një kërcënim të madh për rajonin dhe për Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i CIA-s Michael Hayden tha sot në televizionin amerikan se kjo bazë është ngritur gjatë 18 muajve të fundit.

Ai tha gjithashtu se al-Kaida po trajnon operativë me pamje perëndimore të cilët mund të kalojnë lehtë përmes kufijve të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara po i shkallëzojnë sulmet kundër personave të dyshuar si operativë të al-Kaidës në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit, siç është njoftuar kohët e fundit në gazetat amerikane, zoti Hayden tha se as mund ta konfirmonte dhe as ta mohonte një pohim të tillë.//IB

XS
SM
MD
LG