Lidhje

Greqi: Vdes Jules Dassin, regjisor i filmit të njohur "Kurrë të dielën"


Zyrtarët grekë njoftojnë se të hënën vdiq në moshën 96 vjeçare në një spital të Athinës kineasti amerikan Jules Dassin, regjisor i filmit të njohur "Kurrë të dielën". Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.

Dassin fitoi famë në Hollivud në vitet 40 me filma të tillë klasikë policorë si "Forcë e egër" dhe "Qyteti lakuriq."

Kariera e tij hollivudiane u ndërpre papritur kur ai u fut në listën e zezë për pikpamjet e tij ultra majtiste.

Duke pranuar se ishte komunist, Dassin e la Hollivudin dhe shkoi në Europë. Filmi i tij francez "Rififi" në vitin 1955, konsiderohet si një klasik i kinemasë për skenën prej 30 minutash që përshkruan hapjen e një kasaforte gjatë së cilës nuk ka asnjë dialog.

Pas kësaj Dassin u vendos në Athinë ku u martua me aktoren e famshme greke Melina Merkuri, e cila më pas u bë politikane. Roli i saj i prostitutës në filmin “Kurrë të dielën” e ktheu atë në një yll me famë botërore.

Kryeministri grek Kostas Karamanlis e quajti regjisorin Dassin një njeri të rrallë dhe një krijues të rëndësishëm. //ii

XS
SM
MD
LG