Lidhje

Uashington: Takohen zyrtarët më të lartë të financave në botë


Disa nga zyrtarët më të lartë të financave në botë po takohen në Uashington këtë fundjavë për të trajtuar çështje të krizës ekonomike globale.

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore po zhvillojnë takimet e mes-vitit për të diskutuar kërcënimet nga ngadalësimi global i ekonomisë, rritja e inflacionit dhe trazirat në tregjet financiare. Një temë e rëndësishme është edhe kriza e kreditit.

Dje ministrat e financave nga vendet më të industrializuara të botës zhvilluan bisedime paraprake.

Grupi i Shtatëshes paralajmëroi kohë të vështira ekonomike për shkak të çrregullimeve në tregun amerikan të shtëpive dhe çmimit në rritje të energjisë. Ata nxorën një seri rekomandimesh për të parandaluar krizat financiare në të ardhmen. //ii

XS
SM
MD
LG