Lidhje

Forcat irakiane marrin nën kontroll një zonë që mbahej nga besnikët e Al-Sadrit


Në Irak, zyrtarët thanë se trupat irakiane kanë marrë nën kontroll një zonë në qytetin e Basrës që mbahej nga militantë islamik.

Zyrtarët ushtarakë thanë sot se forcat morrën lagjen Hajanija, bazë e besnikëve të klerikut radikal, Moqtada al-Sadr. Një zëdhënës britanik tha se artileria britanike dhe avionët amerikanë hodhën bomba dhe raketa në një zonë të pabanuar për t’u treguar militantëve forcën e ushtrisë irakiane. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Irakut tha se zona është tani e qetë. Nuk u njoftua menjëherë numri i viktimave.

Ambasadori i Iranit në Irak shprehu sot mbështetje për fushatën e ushtrisë irakiane, që filloi nga fundi i muajit të kaluar, për të shtypur militantët në Basra. Por ai dënoi operacionet ushtarake të forcave amerikane në qytetin Sard të Bagdatit. //rd//

XS
SM
MD
LG