Lidhje

Leona Lewis në vend të parë në 10 vende me albumin Spirit


Këngëtarja britanike 23 vjeçare, Leona Lewis, e ka mahnitur botën me albumin e saj “Spirit”. “Better in Time” është titulli i një prej këngëve të këtij albumi.

Kliko: "Better In Time"

Dy vjet më parë, Leona Lewis konkuronte në "X Factor", versioni britanik i shfaqjes popullore amerikane "American Idol", ku ajo fitoi konkursin e këngës. Vitin e kaluar ajo nënshkroi një kontratë për pesë albume me J Records të Clive Davis-it. Davis sëbashku me Simon Cowell që është anëtar i komisonit të "American Idol" dhe "X Factor" përgatitën albumin e saj të parë "Spirit".

Që kur u bë e njohur në skenën amerikane, Leona është krahasuar me këngëtare të tilla si Alicia Keys dhe Mariah Carey e Whitney Houston, dy nga këngëtaret e mëdha që kanë patur ndikim në krijimtarinë e saj muzikore, krahas Celine Dion, Joni Mitchell, Anita Baker, Eva Cassidy, Minnie Riperton, Toni Braxton, Oleta Adams, Mary J. Blige, Patti LaBelle, e ndonjë tjetër.

"Spirit" përfshin këngë të kompozuara nga këgëtari kryesor i grupit One Republic, Ryan Tedder, këngëtarët e popit Jesse McCartney dhe Avril Lavigne, yjet e hip-hop-it Ne-Yo dhe Akon, si dhe kompozitori dhe producenti suedez Max Martin. Leona ka interpretuar edhe këngën e Roberta Flacks-it "The First Time Ever I Saw Your Face", që ishte hiti numër një në vitin 1972.

Kliko: "The First Time Ever I Saw Your Face"

Albumi "Spirit" ka debutuar në vend të parë në 10 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Me këtë album Leona zuri vendin e parë edhe në listën Billboard 200, mes disa rekordeve të tjera që shënoi në skenën amerikane. Ajo është këngëtarja e parë britanike që hyn me albumin e saj të parë në krye të listës dhe e para artiste britanike që zë vendin e parë me albumin e saj të parë. Leona Lewis është gjithashtu këngëtarja e parë britanike, që nga viti 1987, që debuton në vendin e parë të listës së 100 këngëve më të mira siç klasifikohen nga revista Billboard me këngën "Bleeding Love".

Kliko: "Bleeding Love"

//iç//

XS
SM
MD
LG